Rreth nesh
E-Table është pjesë e InterMedia Shpk, një kompani me përvojë shumëvjeçare në zhvillimin e softuerëve, marketingun digjital dhe zgjidhjet e teknologjisë së informacionit. Ne jemi të fokusuar në transformimin digjital të industrisë së turizmit dhe mikpritjes.

Misioni ynë
Të fuqizojmë bizneset në turizëm dhe mikpritje përmes zgjidhjeve digjitale të thjeshta, efikase dhe transparente.
Ne besojmë në inovacion, bashkëpunim dhe rritje të qëndrueshme, duke qenë partner afatgjatë i çdo restoranti, hoteli apo biznesi që zgjedh E-Table.

Përvoja jonë
Ekspertizë që sjell ndryshim
Me një staf të përkushtuar dhe ekspertë të fushës, ne kombinojmë vizionin strategjik me përvojën praktike për të krijuar produkte dhe shërbime inovative.
Çdo ditë ne përmirësojmë njohuritë dhe teknologjitë tona për të ndihmuar klientët të arrijnë suksesin.
Rezervo një demo
Vlerat tona
Vlerat e E-Table janë më shumë se sa fjalë, ato përfaqësojnë thelbin e asaj që jemi dhe mënyrën se si punojmë. Ato na udhëzojnë në çdo bashkëpunim dhe vendim, duke frymëzuar përpjekjet individuale dhe punën në ekip. Përmes tyre, synojmë të arrijmë rezultatet më të mira për klientët, partnerët dhe kolegët tanë.
Pasion
Dëshira jonë për të bërë atë që duam është frymëzuese dhe ushqen pasionin tonë për të arritur përsosmëri në gjithçka që bëjmë – me njerëzit tanë dhe me produktet që krijojmë.
Bashkëpunim
Marrëdhëniet e forta, të bazuara në respekt, besim, bashkëpunim dhe komunikim të hapur, janë thelbësore për suksesin e ekipit tonë, klientëve dhe partnerëve tanë.
Respekt
Ne angazhohemi të dëgjojmë me vëmendje, të kuptojmë thellë dhe të kujdesemi për nevojat, vlerat dhe qëllimet e klientëve tanë, duke vlerësuar pikat e tyre të forta unike.
Përgjegjshmëria
Ndershmëria, integriteti dhe ndjenja e fortë e përgjegjësisë janë në thelb të angazhimit tonë për të vepruar me përkushtim si individë dhe si ekip.
Inovacioni
Ne synojmë vazhdimisht përsosmëri, duke punuar me mendje të hapur, duke çmuar diversitetin, efikasitetin dhe fleksibilitetin në çdo hap.
Si të filloni me E-Table
Ekipi ynë ju shoqëron nga regjistrimi deri te dita e parë e punës.
Regjistrohuni
Plotësoni formularin e shkurtër dhe ju kontaktojmë për hapat e mëtejshëm.
E konfigurojmë së bashku
Ju ndihmojmë me menunë, tavolinat dhe stafin. Të dhënat ekzistuese mund të importohen.
Nisni punën
Shumica e lokaleve nisin brenda ditës së parë, dhe stafi e mëson pa trajnim të gjatë.