Më pak vrapim, më shumë tavolina të mbushura
Porositë shkojnë vetë te kuzhina dhe bari, faturat fiskalizohen automatikisht me EasyBill, dhe i gjithë lokali juaj menaxhohet nga një panel i vetëm.

Besuar nga restorante dhe bare në Shqipëri
Gjithë lokali juaj, në një platformë
Tetë module që punojnë bashkë, nga rezervimi te fatura.
Çdo porosi bëhet faturë e fiskalizuar
E-Table e dërgon faturën e çdo porosie menjëherë te EasyBill. Ajo fiskalizohet në momentin e furnizimit dhe vlen si faturë tatimore, edhe kur nuk printohet.
Shiko integrimetE-Table
Porosia mbyllet
Fatura krijohet vetë nga porosia, pa e shkruar sërish në arkë.
EasyBill
Fiskalizimi automatik
Fatura fiskalizohet menjëherë, në përputhje me legjislacionin fiskal.
Për hotelet Me BookersDesk, porositë lidhen me qëndrimin e mysafirit dhe në largim del një Faturë Tatimore Përmbledhëse, me parapagimet të stornuara.
Klienti merr një faturë të vlefshme, me NIVF dhe kod QR.
Porosia merret në tavolinë, nga telefoni
Me aplikacionin e E-Table për Android dhe iOS, kamarierët marrin porosinë, njoftojnë kuzhinën dhe mbyllin faturat direkt nga telefoni.
- Porosia shkon menjëherë te kuzhina dhe bari
- Kamarieri e di kur porosia është gati
- Hapje dhe mbyllje turni nga telefoni

Për çdo lloj lokali
Nga taverna e fshatit te bari i plazhit, E-Table përshtatet me mënyrën si punoni.
Ruani mikpritjen tuaj, ndërsa porositë dhe faturat ecin vetë.
Mëso më shumë: Restorante tradicionale shqiptare


























