Nga tavolina te kuzhina, pa asnjë gabim
Kamarieri e merr porosinë në tavolinë, kuzhina dhe bari e shohin menjëherë, dhe çdo faturë fiskalizohet automatikisht me EasyBill.

Besuar nga restorante dhe bare në Shqipëri

Çdo porosi, nga fillimi deri në fund
Zgjidhni tavolinën, shtoni artikujt dhe dërgojeni porosinë. E-Table e ndjek nga krijimi deri në mbyllje, dhe artikujt shkojnë te kuzhina ose te bari sipas sektorit.
- Porosi në lokal, për biznes ose delivery
- Artikujt ndahen sipas sektorëve

Kontroll i plotë mbi porositë live
Në ekranin e porosive live i shihni të gjitha në kohë reale, dhe i konfirmoni, i ndryshoni ose i fshini. Kamarierët, menaxherët dhe administratorët punojnë mbi të njëjtat të dhëna.
- Konfirmoni, ndryshoni ose fshini
- Të gjithë shohin të njëjtën gjë

Çdo faturë fiskalizohet vetë
E-Table ia dërgon faturën EasyBill-it sapo mbyllet porosia, dhe ajo regjistrohet si faturë tatimore e vlefshme, edhe nëse nuk printohet. Për hotelet, BookersDesk i bashkon porositë në faturën përmbledhëse.
- Në përputhje me fiskalizimin
- Pa hedhje manuale të faturave
Gjithçka për porositë
Ekranet e kuzhinës dhe barit
Çdo sektor sheh vetëm artikujt e vet.
Aplikacioni i kamarierit
Merrni porosi dhe mbyllni fatura nga telefoni.
Porositë gati
Kamarieri e di kur porosia është gati për t’u shërbyer.
Delivery dhe take-away
Porosi për marrje në vend ose për dërgesë.
Fatura përmbledhëse
Përmblidhni faturat e porosive në një faturë tatimore.
Porositë nga QR
Porositë e klientëve vijnë në të njëjtën listë.
Më shumë nga E-Table
Çdo modul punon bashkë me të tjerët, në të njëjtën platformë.
Rezervime online
Rezervime nga faqja juaj, pa telefonataTavolinat & planimetria
Zonat dhe tavolinat e lokalit në kohë realeMenuja digjitale me QR
Klientët shohin menunë dhe porosisin me QRMenaxhimi i menusë
Artikujt, çmimet dhe ofertat në një vendInventari
Stoku, furnitorët dhe kostot në kohë realeMenaxhimi i stafit
Kamarierë, role, turne dhe shitje për secilinRaporte & analiza
Shitjet, artikujt dhe stafi me një shikim












