Planifikoni sallën e restorantit me një planimetri vizuale, menaxhoni kapacitetin në kohë reale dhe pranoni porosi direkt nga tavolina. Sistemi ynë ju ndihmon të rrisni efikasitetin e shërbimit dhe të siguroheni që çdo klient të ketë një përvojë të kënaqshme.
Pasi krijoni një zonë biznesi, ju keni mundësinë të shtoni pa kufizim zona të reja dhe më pas të vendosni tavolinat në planin e restorantit sipas koordinatave që dëshironi. Çdo ndryshim ruhet automatikisht, duke ju kursyer kohë dhe duke thjeshtësuar organizimin.
Ndryshoni planimetrinë e restorantit në çdo moment, shtoni ose lëvizni tavolina sipas nevojës dhe monitoroni kapacitetin e ambientit në kohë reale. Ky funksionalitet ju ndihmon të organizoni vendosjen e klientëve me lehtësi dhe të ruani procesin e shërbimit pa ndërprerje.
Në planimetrinë e E-Table mund të shtoni tavolina të reja me kapacitetin që dëshironi, t’u përshtatni formën, rrethore ose katrore, dhe t’i vendosni në zonat e krijuara në restorant. Tavolinat mund të emërtohen sipas dëshirës, duke e bërë menaxhimin vizual të ambientit të qartë, fleksibël dhe të lehtë.
Sistemi i E-Table ju lejon të monitoroni përdorimin e tavolinave, kohën që klientët qëndrojnë dhe frekuencën e përdorimit të çdo zone në mënyrë të thjeshtë dhe praktike. Kjo ju ndihmon të merrni vendime të zgjuara për përmirësimin e kapacitetit dhe shërbimit pa humbur kohë në analiza komplekse.
Me E-Table menaxhoni tavolinat dhe merrni analiza të detajuara mbi përdorimin e hapësirave. Monitoroni në kohë reale cilat zona janë më të frekuentuara, sa qëndrojnë klientët në tavolina dhe si mund të përmirësoni vendosjen për një përvojë më të mirë për klientët.
Me e-Table, planimetria vizuale është vetëm një pjesë e sistemit. Menaxhoni tavolinat, rezervimet, porositë dhe stafit në një vend të vetëm, duke thjeshtuar çdo aspekt të operacioneve të restorantit tuaj dhe duke përmirësuar përvojën e klientëve.
Analizoni orët e punës, kostot dhe performancën e stafit për vendime më efikase.
Mëso më shumëShihni raportet e produkteve më të shitura, analizoni fitimet dhe përmirësoni menunë.
Mëso më shumëMonitoroni porositë në kohë reale dhe analizoni trendet për përmirësim të shërbimit.
Mëso më shumëMe mbi 20 raporte, E-Table ju ndihmon të shndërroni të dhënat në vendime të zgjuara.
Mëso më shumë