Me E-Table mund të krijoni dhe përditësoni menunë në kohë reale, të shtoni pjata, pije apo oferta speciale, dhe të mbani gjithçka nën kontroll, si në sallë ashtu edhe online.
Në panelin E-Table gjithçka është e thjeshtësuar: shtoni kategori (p.sh. Pije, Pjata Kryesore, Ëmbëlsira), krijoni nënkategori dhe lidhni artikujt përkatës. Me një klik vendosni cilët artikuj do të shfaqen në menunë digjitale, duke e bërë menunë të qartë, të strukturuar dhe të lehtë për klientët tuaj.
Mjafton një skanim i thjeshtë i QR kodit për të hapur menunë digjitale. Ata mund të shikojnë kategoritë, të shtojnë produktet në shportë dhe të përfundojnë porosinë pa ndihmën e kamerierit. Një shërbim më i shpejtëdhe i saktë pë klientët tuaj.
Me panelin tonë të thjeshtë dhe praktik, mund të përditësoni menunë tuaj çdoherë që dëshironi dhe të menaxhoni të gjitha informacionet e biznesit: ofertat speciale, kategorizimin e produkteve sipas preferencave, integrimin me rrjetet sociale, kontaktet, orarin e punës, gjuhët e mbështetura dhe monedhat e pranuara.
Menuja digjitale hapet lehtësisht nga çdo pajisje celulare me një metodë shumë të thjeshtë, duke ju ofruar komoditet dhe kontroll të plotë mbi menunë, ofertat dhe informacionet e biznesit tuaj.
Provo falasMe e-Table, planimetria vizuale është vetëm një pjesë e sistemit. Menaxhoni tavolinat, rezervimet, porositë dhe stafit në një vend të vetëm, duke thjeshtuar çdo aspekt të operacioneve të restorantit tuaj dhe duke përmirësuar përvojën e klientëve.
Analizoni orët e punës, kostot dhe performancën e stafit për vendime më efikase.
Mëso më shumëShihni raportet e produkteve më të shitura, analizoni fitimet dhe përmirësoni menunë.
Mëso më shumëMonitoroni porositë në kohë reale dhe analizoni trendet për përmirësim të shërbimit.
Mëso më shumëMe mbi 20 raporte, E-Table ju ndihmon të shndërroni të dhënat në vendime të zgjuara.
Mëso më shumë