Pse restoranti juaj ka nevojë për E-Table?

Në një treg gjithnjë e më konkurrues, menaxhimi efikas dhe përvoja cilësore e klientit janë çelësi i suksesit. E-Table është platforma që i bashkon të dyja — duke e kthyer çdo bar apo restorant në një biznes të organizuar.
Çfarë është E-Table?
E-Table është një sistem menaxhimi i krijuar posaçërisht për bare dhe restorante.
Platforma ju ndihmon të digjitalizoni çdo aspekt të punës suaj përmes:
- Rezervimeve online nga website
- Menaxhimit të tavolinave dhe orareve
- Menuve digjitale & porosive nga tavolina (QR Code)
- Raporteve të shitjeve dhe performancës së stafit
Gjithçka në një panel të vetëm, të thjeshtë për t’u përdorur nga stafi.
Pse restoranti juaj ka nevojë për E-Table
Rezervime nga web-i
Klientët rezervojnë lehtë përmes website-it – pa telefonata dhe pa gabime.
Shërbim më i shpejtë dhe më profesional
Porositë dërgohen direkt në kuzhinë ose banak dhe statusi i tyre përditësohet në kohë reale.
Menu moderne me QR Code
Menuja mund të personalizohet dhe përditësohet direkt nga paneli juaj i platformës.
Analiza dhe vendime më të zgjuara
Raportet ditore dhe mujore ju tregojnë cilat produkte shiten më shumë, cilat orare janë më fitimprurëse dhe si të optimizoni biznesin.
Menaxhim qëndror për disa pika
Nëse keni më shumë se një bar-restorant, i kontrolloni të gjitha nga një panel i vetëm.
Si ndihmon E-Table në rritjen e biznesit tuaj
- Rrit efikasitetin e stafit
- Ul gabimet në porosi dhe rezervime
- Rrit të ardhurat me më shumë tavolina të zëna
- Përmirëson përvojën e klientit
- Kursen kohë dhe burime
E ardhmja e menaxhimit të restoranteve është digjitale
E-Table po ndihmon biznese në Shqipëri të transformojnë mënyrën si punojnë çdo ditë.
Nëse dëshiron të rritësh rezervimet, të përmirësosh shërbimin dhe të kesh kontroll total mbi operacionet — E-Table është zgjidhja që po kërkon.
Provoje falas. Provo falas
Lexo më shumë
Përvoja e KlientitSi ndihmon E-Table që bar-restoranti juaj të rritet
Zbuloni si teknologjia dhe shërbimi i personalizuar përmirësojnë eksperiencën e klientëve në restorante moderne.
Menaxhimi i MenusëMenuja digjitale – e ardhmja e shërbimit në restorante
Si të krijoni dhe optimizoni një menu të zgjuar që rrit shitjet dhe kënaqësinë e klientëve.